Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Detaje/ Vëllai po e merrte nga puna në Rrëshen, Fatmir Kolecaj i bëri pritë ish-gruas

Lapsi.al 26 February 2020
Detaje/ Vëllai po e merrte nga puna në Rrëshen, Fatmir Kolecaj i

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket vrasjes së 2- fishtë në Mirditë mbrëmjen e djeshme kur Fatmir Kolecaj vrau ish- gruan Esmeralda Filopati si dhe vëllain e saj Vledison Filopati.

Vledison Filopati po merrte nga puna Esmeralda Filopatin e cila punonte në një dyqan në Rrëshen.

Më pas Fatmir Kolecaj i ka bërë pritë dhe pasi i la të vrarë në vend me armë zjarri u largua në drejtim të papritur, edhe pse Policia po ushtron më shumë kontrolle në zonën ku jetonte, në Zejmen.

Më tej bëhet me dije se kur çifti ishin së bashku, Fatmir Kolecaj e dhunonte vazhdimisht Esmeralda Filopatin duke e rrahur edhe me kabllo apo e kërcënonte me armë.

Kolecaj u arrestua në 2017 dhe u dënua me 10 muaj burg ndërsa pasi la qelinë iu dha urdhër mbrojtje Esmeralda Filopatit.

Urdhëri i Gjykatës nuk zbatohej nga Fatmir Kolecaj i cili i afrohej shpesh familjes Filopati dhe Esmeraldës që kishte me 47- vjeçarin tre vajza.

Të këshilluara

Burri vret me levë gruan në Durrës

Para pak minutash një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një dyqani në Durrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi "Azem Hajdari”. Çi...

11:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI