Flash

Albin Kurti nxjerr në publik marrveshjen e fshehtë të Thaçit për tërheqjen e ushtrisë nga veriu

Lapsi.al 26 February 2020
Albin Kurti nxjerr në publik marrveshjen e fshehtë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas asaj që tregon dokumenti i i zbuluar nga Kurti marrëveshja ndalon futjen e trupave ushtarake të Kosovës, FSK-së në zonën e veriut të vendit të populluaat kryesisht nga serbët. Kjo marrëveshje nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Përmes saj qeveria e shkarkon te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë pa afat.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në konkuzionin se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës në bazë të cë cilës ai ka kërkuar nisjen e proceduarave për shkarkimin e presidentit:“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin qendrimit të Kurtit.

Në letrën zyrtare që Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit ai ka rrëfyer edhe si është njohur me këtë dokument: “Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen. Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit. Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhet në shkresën zyrtare të Kryeministrit Kurti dërguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI