Flash

Aimee Duffy tregon për natën e përdhunimit

Lapsi.al 26 February 2020
Aimee Duffy tregon për natën e përdhunimit

Aimee Duffy, këngëtarja nga Uellsi e njohur si Duffy që u largua nga jeta publike pas publikimit të albumit të suksesshëm "Rockferry," tha se është droguar, marrë peng dhe përdhunuar nga një njeri i panjohur.

Në një deklaratë të postuar në Instagramin e saj, ajo shkruan: ”E vërteta është, dhe më besoni kur them që jam mirë tani, se përdhunuan, më droguan dhe më morën peng për disa ditë. Sigurisht mbijetova. Shërimi mori kohë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i thënë këto gjëra. Por mund t’ju them se gjatë dekadës së fundit, mijëra dhe mijëra ditë doja të ndjeja diellin në zemrën time dhe tani dielli shkëlqen. Duffy nuk qartëson kur ndodhi ngjarja, por shpjegon se vendosi të flasë publikisht pasi e kontaktoi një gazetar. “Ishte i sjellshëm dhe u ndjeva shumë mirë kur fola... Pas disa javësh do të publikoj një intervistë. Nëse keni pyetje, dua t’u përgjigjem aty, nëse mundem."

Këngëtarja shton: “Ndoshta vrisni mendjen pse s’përdora zërin për të shprehur dhimbjen që ndjeja? Nuk doja t’i tregoja botës trishtimin në sytë e mi. Pyeta veten, si mund të këndoj nga thellësia e zemrës nëse e kam zemrën e thyer. Por ngadalë zemra u ngjit.” Ajo kërkoi mbështetje dhe respektim të privatësisë gjatë kësaj periudhe.

 

Të këshilluara

Plas sherri në familjen Kardashian

Një episod i dhunshëm na pret në reality show-n e familjes Kardashian “Keeping up with the Kardashians” ndërsa po afrohet data e premierës. Kris Jenner ndau ...

12:54

Mer fund romanca e Rita Orës

Rita Ora dhe Rafferty Law  i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas tre muajsh lidhjeje. Këngëtarja dhe djali i aktorit të njohur, Jude Law, u vunë re së bash...

09:32

Jlo krijon sfidën më të re në instagram

Jennifer Lopez publikoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto ku shfaqej me bikini dhe në të shkruante “E relaksuar dhe plot energji”, duke na treguar dhe ...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI