Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Rreziku i epidemisë/ A duhen mbyllur kufijtë me Italinë ?

Lapsi.al 25 February 2020
Rreziku i epidemisë/ A duhen mbyllur kufijtë me Italinë ?
Ritja progresive e përhapjes së koronavirusit në Itali, sidomos në zonën e Lombardisë, ka rihapur një debat të fortë në emisionet televizive të mbrëmjes, nëse duhet mbyllur apo jo kufijtë me fqinjin tonë përtej Adriatikut. Fakti se çdo ditë ka rreth 17 udhëtime ajrore dhe katër linja tragetesh që nisen nga gadishulli Apenin, e bën Shqipërinë tejet të ekspozuar ndaj Covid-19. Në këtë situatë opinion është ndarë në dysh. Një palë thonë se mbyllja e kufinjve është e pamundur, se ajo nuk e pengon gjithësesi virusnin të futet, se edhe po preve linjat ajrore me italinë ai që do do gjejë një avion tjetër për të mbëritur etj. Ata e mbështesin këtë argument edhe me faktin se vende si Austria, apo disa qytete të jugut të Francës si Menton që kërkuan kufizimin e lëvizjes hoqën më se fundi dorë prej tij. Lexo më tej:

Andi Bushati: Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Por, ata që kërkojnë mbylljen e trafikut me Italinë, sidomos nga zonat e nxehta të Lombardisë kanë një logjikë tjetër. Për ta ne nuk jemi as si Austri dhe as si Franca, që kanë një rrjet shëndetësor tejet efikas. Masat drakoniane bëhen të domosdoshme duke u nisur nga sistemi ynë shëndetësor copë-copë. Së pari në Shqipëri nuk ka masa për të reduktuar mundësinë e hyrjes së virusit në vend. Ne nuk kemi as pika karantine për ata që vijë nga zonat e kuqe të epidemisë. Task forca ashtetërore rekomandon vetë karantinimin e atyre që vijnë nga këto zona në shtepitë e tyre për 14 ditë që është pothuajse e pamundur. Të gjithë studimet shkencore thonë se masa e matjes së temperaturës në aeroport nuk përbën asnjë garanci. Pastaj, përpos masave preventive, vendi është i papërgatitur edhe për tu përballur me rastet e rënda nëse Covid-19 kalon kufijtë tanë ashtu sikurse pritet. Shërbimet e specializuara si ai i Reanimacionit, infektivit, laboratoreve etj ne nivel vendi, qe duhet te perballojne komplikacionet e mundeshme, janë të lokalizuara vetem ne Tirane. Në gjithë vendin ka vetem reth 140 respiratore, të domosdoshëm kur virusi krijon komplikacione në mushkri, dhe këto janë për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe operacioneve. Po ashtu e gjithë struktura mjeksore shtetërore dhe private nuk disponin asnje aparature ECMO kur do te duheshin së paku reth 30 te tilla. Pra kur jemi në këto kushte alarmante, kur ende flasim për një spitak secret që nuk i tregohet vendndodhja debate shtrohet se si mund të ulim sa më shumë probabilitetin e mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri. Ne nuk jemi as Franca as Austria që e kanë mundësinë të përballen me këtë rrezik. Prandaj ideja e mbylljes së kufijve me Italinë, është shumë më urgjente për Shqipërinë sesa për këdo tjetër. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI