Flash

Rama reagon për koronavirusin, sulmon edhe portalet

Lapsi.al 25 February 2020
Rama reagon për koronavirusin, sulmon edhe portalet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për panikun e krijuar nga koronavirusi, ku i përcjell një mesazh dhe politikës, duke thënë se virusi nuk luftohet me politikë dhe as me gjithollogji.

Rama shkruan në “Twitter” se shteti shqiptar po përgatitet, që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi vdekjeprurës, duke shtuar se është bërë gjithçka sipas planit.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit… 

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor. 

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI