Flash

Rama jep këshilla për koronavirusin: S'ka vend për panik, do ta kalojmë edhe këtë flamë (VIDEO)

Lapsi.al 25 February 2020
Rama jep këshilla për koronavirusin: S'ka vend për panik, do

Pas panikut dhe frikës nga koronavirusi në vendin tonë, reagon edhe kryeministri Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se nuk ka vend për panik dhe duhen ndjekur këshillat e miratuar nga OBSH.

Ai shprehet se deri në këtë moment nuk kemi asnjë rast të prekur me koronavirus.

"Nuk ka vend për panik! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Së bashku", thote Rama.

Të këshilluara

Një këshillë për timonierin

Nga Astrit Patozi Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qever...

15:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI