Flash

Qëlloi drejt policisë italiane, lihet në burg 29 vjeçari shqiptar

Lapsi.al 25 February 2020
Qëlloi drejt policisë italiane, lihet në burg 29 vjeçari

Gjykata ka lënë në burg një 29 vjeçar shiqiptar në Itali i cili akuzohej për disa vepra penale si "vrasje e mbetur në tentativë" si dhe për qëllimin me armë drejt policisë.

Sipas medias italiane BrindisiReport, Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindisit pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët.

Në 30 janar ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë. Policia po e ndiqte atë në qytetin e Teramos. Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

Ai arriti t'i largohej autoriteteve ku vetëm disa ditë më vonë u arrestua në Brindisi në apartamentin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe arma me të cilën qëlloi drejt policisë.

Të këshilluara

Dorëhiqet drejtori i spitalit të Kavajës

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu. Mësohet se shkak për këtë vendim janë bërë përplasjet brenda radhëve të PS-së për ndarjen e posteve...

17:39

Një këshillë për timonierin

Nga Astrit Patozi Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qever...

15:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI