Flash

Maqedonasit në Shqipëri duan pasaportën bullgare

Lapsi.al 25 February 2020
Maqedonasit në Shqipëri duan pasaportën bullgare

Në komunën e Pustecit dhe në zonat kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, varfëria dhe mungesa e perspektivës po shtyn minoritetin të marrë nënshtetësinë dhe pasaportën bullgare.

Në këtë zonë jeton komuniteti i deklaruar si maqedonas, por edhe ai bullgar sa vjen e po rritet.

"Nuk ka të rinj në rajonin e Gorës dhe të Gollobordës në Shqipëri, ku jeton pakica maqedonase, që të mos ketë qenë me ekskursion falas një javor në Bullgari. Bullgaria po shfrytëzon varfërinë e tyre për të shtuar komunitetin e vet në Shqipëri, ku edhe pse askush nuk flet bullgarisht dhe as nuk prezantohen si të tillë, të gjithë flasin për rrënjët e tyre bullgare," shprehet deputeti i pakicës maqedonase në parlamentin shqiptar, Vasil Sterjovski.

Me ligjin e vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve, janë njohur zyrtarisht të drejtat e qytetarëve me etni bullgare në rajonin e Prespës, Gollobordës dhe Gorës.

Organizatat vlerësojnë se në Shqipëri jetojnë rreth 100 mijë banorë me prejardhje bullgare.

Ndërsa nuk dihet numri i saktë i pjesëtarëve të pakicës maqedonase me pasaporta bullgare, pretendohet që shifra të arrijë deri 60 mijë.

Të pasurit shtetësi bullgare lehtëson lëvizjen e tyre dhe planet për të punuar në Bashkimin Europian.

Për të evituar abuzimet me lëshimin e pasaportave, Sofja zyrtare prej tri vitesh kërkon dokumente për të provuar origjinën bullgare të prindit apo të stërgjyshërve të aplikuesve./ ora

Të këshilluara

Një këshillë për timonierin

Nga Astrit Patozi Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qever...

15:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI