Flash

Imitimi i Mona Lizës shitet në ankand për 480 mijë euro

Lapsi.al 25 February 2020
Imitimi i Mona Lizës shitet në ankand për 480 mijë euro

Ndërkohë që bota po përballet me një nga viruset më të rrezikshme të momentit, koronavirusin, jo të gjithë e kanë mendjen atje.

Madje, në Francë është zhvilluar një nga ankandet më të çuditshme të kohëve të fundit. Një vepër arti, një interpretim i pikturës së famshme Mona Lisa të Leonardo Da Vinçit, është shitur për plotë 480 mijë euro.

E veçanta e pikturës së imituar të Da Vinçit është fakti se ajo është një vepër e bërë me kuba Rubik.

Autor i veprës nuk ka preferuar të shfaq identitetin e tij, duke u maskuar ditën që u bë ankandi për shitjen e kësaj vepre.

Vepra u shit 480 mijë euro, katër herë më shumë se vlerësimi, në një betejë mes dy blerësve në një ankand të zhvilluar në Paris.

Të këshilluara

Jonida Maliqi: Arilena është talent

Që nga momenti kur u shpall fituese, Jonida Maliqi nuk vonoi të shprehte gjithë suportin e mundshëm ndaj Arilena Arës. Si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizi...

14:34

Justin thyen rekordin e Elvis Presley-t

Vetëm 25 vjeç, Bieber tani ka nën emrin e tij 7 albume në vendin e parë të klasifikimeve muzikore amerikane, teksa “Changes” shiti mbi 230 mijë kopje në javën e...

10:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI