Flash

E akuzuan se shfaqej në video duke pirë kokainë, del analiza e Lefter Allës

Lapsi.al 25 February 2020
E akuzuan se shfaqej në video duke pirë kokainë, del analiza e

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla nuk ka konsumuar kokainë. Kjo është përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë në drogë në urinë dhe gjak të Allës, sipas Report Tv.

Alla iu nënshtrua hetimit nga SPAK  pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Avokati i tij Petrit Ismaili pritet t'i drejtohet SPAK brenda javës për pushim të hetimeve.

Alla mohoi të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon.

Ai tha se ekzistenca e "video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë" duke e mohuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI