Flash

Tjetër takim i ftohtë, Rama e Kurti thjesht shtrëngim duarsh në Londër

Lapsi.al 24 February 2020
Tjetër takim i ftohtë, Rama e Kurti thjesht shtrëngim duarsh

Nuk ka përmirësim të raporteve mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Ndasitë sa vijnë e po thellohen. Vizita e kryeministrit të Kosovës në Tiranë rreth dy javë më parë, ka shërbyer më tepër për të konfirmuar se marrëdhëniet mes dy qeverive nuk janë aspak të mira, se sa për të nisur një stad të ri bashkëpunimi për interesat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Kjo pasi, siç dihet, Edi Rama ka qenë promotor i ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me presidentin Hashim Thaçi, gjë e cila është dënuar nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja.

Edhe sot, në tryezën e përbashkët në Londër me rastin e Samitit të BERZH për investimet e 2020 në Ballkanin Perëndimor Rama dhe Kurti nuk e kan fshehur empatinë për njëri-tjetrin. Në prani të liderëve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama dhe Albin Kurti vetëm sa janë përshëndetur.

Kryeministri Rama ishte i fundit që i bashkohet tryezës së rrumbullakët por mes Ramës dhe Kurtit, dy shqiptarët e vetëm në tryezë, ka mjaftuar vetëm një shtrëngim duarsh. Duket se vëmendja e Ramës ka qenë tek kryeministri kroat Andrej Plenkoviç të cilin e falenderoi disa herë në konferencë. Madje kryeministri i Shqipërisë ka përmendur edhe kryeministren serbe Ana Brnabiç apo kreun e qeverisë malazeze Dushko Markoviç por asnjëherë Albin Kurtin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI