Me të dalë lajmi i mbërritjes së koronavirusit në gadishullin Apenin e sidomos në zonën përrreth Lombardisë media pranë presidentit dhe zyrtarë të lartë të LSI-së janë ngërthyer nga paranoja se mos pushteti i rilindjes e shfrytëzon shpërthimin e epidemisë për të anulluar tubimin e presidentit të Republikës në 2 mars.
Natyrisht të gjithë janë të bindur se as Edi Rama, as regjimi i tij autarkik nuk e duan këtë tubim dhe ata do të bënin çështë e mundur për ta penguar apo për të friksuar njerëzit që të njiheshin me krimet e rënda që ata kanë kryer pë të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Por ama koronavirusin fare pranë nesh, në Itali, nuk e eksportoi rilindja. Ndaj kur dëgjon Pertit Vasilin, që lë të kuptohet se shkolla e vetme në Tiranë që mbylli dyert nga frika e epidemisë, e ka bërë këtë e nxitur nga pushteti për të përhapur panik (me që ra fjala Ministria e arsimit e penalizoi këtë shkollë) ngre pikpyetjen e mos njerërzit e presidentit po friksohen para kohe.
Madje dyshimet shtohen kur dëgjon Luan Ramën, i cili doli në konferencë shtypi menjëherë pasi Lulzim Basha foli për masat kundër koronavisit, të ngrejë akuzën se : "Ç'do përpjekje për tu fshehur pas koronavirusit i shërben krimo virusit", situata duket në prag të paranojës.
Edhe sot duke dorezuar padinë e argumentuar me fakte ndaj ministres Etilda Gjoni në SPAK presidenti Meta duke iu referuar epidemisë që po afrohet aludoi se murtaja e Rilindjes është më e rrezikshme.
E gjithë kjo atmosferë teorish konspirative u pasqyrua në një video editoriaj të gazetës Koha Jonë ku thuhej se Rama po pret që të shënohet rasti i parë i prekur në Shqipëri, për të prishur tubimin e presidentit.
https://youtu.be/7QKkGTM9RIk
Në fakt të gjitha këto pandehma duken jo vetëm të eksagjeruara por edhe pa vend. Pushteti i rilindjes nuk po e ekzagjeron rrezikun e koronavirusit, por në të kundërt ai po mundohet ta fshehë atë, ai nuk po i fryn borive alarmiste të rrezikut, por po dënon ato që i quan tentativë për të hapur panik.
Edi Rama dhe qeveria e tij po e bëjnë këtë në mënyrë që të heshtin zërat e mjekëve që po denoncojnë mungesat në shërbimin spitalor. Ata po sillen kështu se duan të fshehin faktin se në QSUT nuk bëhen dot analizat për diagnotikimin e epidemisë, apo se në pitalet tona nuk ka më shumë se 140 aparate për dhënie oksigjeni, që do të ndihmonin të prekurit e mundshëm.
Pra për këtë arsye qeveria po e zvoglon dhe nuk po e pompon rrezikun e asaj që na kanoset.
Dhe ta akuzosh atë për të kundërtën do të thotë që në rastin më të mirë je po aq shkëputur nga realiteti sa edhe ajo. ëshmon gjithashtu për një opozitë paranojake realisht të shkëputur nga shqetësimet e qytetarëve.
Natyrisht që tubimi i Ilir Metës dhe çështja që ai ngren është e drejtë. Por mbështjellja e tyre me të tilla fantazma propagandistike vetëm sa e korupton thelbin e akionit.
©Lapsi.al