Flash

Të rejat mbi rikthimin e Friends

Lapsi.al 24 February 2020
Të rejat mbi rikthimin e Friends

Kasti i aktorëve të “Friends” konfirmoi pak ditë më parë se do të rikthehen dhe NBC News mësoi se bëhet fjalë për një episod special pa skenar që do të transmetohet në HBO Max, shërbimin streaming të WarnerMedia, kompania mëmë e HBO.

Episodi special do të jetë i aksesueshëm nga shikuesit kur të lançohet HBO Max, në maj të 2020-s. Në të njëjtin shërbim do të ngarkohen të 236 episodet e “Friends” – që u larguan nga Netflix në fund të 2019-s. Gjashtë personazhet do të rikthehen në Stage 24, atje ku u xhirua shumica e serialit origjinal. “Besojmë se këtë mund ta quajmë “The one where they all got back together” (Episodi ku ribashkohen të gjithë, sipas modelit të emërtimit të episodeve të “Friends”) – kemi bërë bashë David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe Matthew Perry për një episod speical që do të programohet përkrah gjithë episodeve të ‘Friends,’” tha Kevin Reilly, kreu i kontentit në HBO dhe president i TBS, TNT dhe truTV.

“U njoftova mbi ‘Friends’ kur ishte në fazat e para të zhvillimit dhe pata mundësinë të punoja me ta vite më vonë dhe jam gëzuar shumë kur vura re se bëri për vete disa gjenerata. Mendojmë se ky episod special do t’u përgjigjet fansave të rinj dhe atyre të vjetër,” shtoi Reilly.

Episodi i ri do të ketë regjinë e Ben Winston, që do të shërbejë edhe si producent ekzekutiv përkrah Kevin Bright, Marta Kauffman dhe David Krane.

 

Të këshilluara

Sfida më e re në Instagram

Jennifer Lopez është nëna me seksi e showbiz-it dhe kjo nuk ka diskutim.Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, ajo ja del gjithmonë të tërheqë vëmendjen e të gjithëv...

13:34

Yllka Kuqi bëhet nënë për herë të parë

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi ndau me publikun lajmin e pritjes së ëmbël. Nëpërmjet një fotoje ku shfaqej me bashkëshortin, ajo shfaqej me...

11:01

Hailey Bieber tregon për takimin me Beyonce

Hailey Bieber është një nga personazhet më të komentuar për shkak të bashkëjetesës me këngëtarin, Justin Bieber. Së fundmi burime për ‘Bazaar’ kanë treguar se m...

21:32

Klohe K, sërish rikthim me Tristan

1 vit më parë Khloe Kardashian i dha fund lidhjes me Tristan Thompson për shkak të tradhëtisë së tij me Jordyn Woods. Burime për ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se...

18:13

Këngëtari grek humb ndjenjat në skenë

Notis Sfakianakis është ndjerë keq gjatë një performace në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë. Krejt papritur ndërsa ishte duke kënduar, ai është she...

18:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI