Flash

Skeçi i Rozës dhe Stresit në Why Not nervozon Keisin

Lapsi.al 24 February 2020
Skeçi i Rozës dhe Stresit në Why Not nervozon Keisin

Mbrëmjen e kaluar, Stresi ishte i ftuar në emisionin “Why Not” dhe inskenoi skenën e arrestimit që ndodhi disa muaj më parë.

Kjo skenë nuk u prit aspak mirë nga Keisi, e cil reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj. Keisi akuzonte Rozën për mungesë profesionalizmi dhe mungesë idesh.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idetë dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi në një postim në Instagram.

Pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe Stresi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe me fjalët e tij ka mbështetur Rozën.

Ai thotë se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

“Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shume i pastër nga kjo ironi.

Show është Show. Gjithmonë VIP-at e hajn kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

 

Ky skeç mund të ketë ndikuar negativisht në marrëdhënien e Keisit dhe Stresit, të cilët prej kohësh po tenronin për një ribashkim.

Të këshilluara

Yllka Kuqi bëhet nënë për herë të parë

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi ndau me publikun lajmin e pritjes së ëmbël. Nëpërmjet një fotoje ku shfaqej me bashkëshortin, ajo shfaqej me...

11:01

Hailey Bieber tregon për takimin me Beyonce

Hailey Bieber është një nga personazhet më të komentuar për shkak të bashkëjetesës me këngëtarin, Justin Bieber. Së fundmi burime për ‘Bazaar’ kanë treguar se m...

21:32

Klohe K, sërish rikthim me Tristan

1 vit më parë Khloe Kardashian i dha fund lidhjes me Tristan Thompson për shkak të tradhëtisë së tij me Jordyn Woods. Burime për ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se...

18:13

Këngëtari grek humb ndjenjat në skenë

Notis Sfakianakis është ndjerë keq gjatë një performace në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë. Krejt papritur ndërsa ishte duke kënduar, ai është she...

18:09

Rikthehet seriali Friends-at

Ribashkimi i "Friends", për të cilin është përfolur që nga 2004-a, po ndodh vërtet. Kasti prej 6 yjesh, pritet të rikthehet në maj të këtij viti në HBO Max dhe ...

11:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI