Flash

Përveç ministres Gjonaj, Meta padit në SPAK dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë

Lapsi.al 24 February 2020
Përveç ministres Gjonaj, Meta padit në SPAK dhe dy zyrtarë

Ashtu siç u tha nga Presidenti Meta pasi dorëzoi padinë në SPAK, kreu i shtetit ka kallëzuar penalisht jo vetëm Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, por edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca sqaron se janë paditur dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, shtetasdi Gentian Deva si dhe Etleva Haxhia, drejtoresha e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

NJOFTIMI I PLOTË I PRESIDENCËS

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht:

-Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë.

-Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë.

-Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI