Flash

Padia e Metës/ Për çfarë akuzohen Etilda Gjonaj dhe dy vartësit e saj

Lapsi.al 24 February 2020
Padia e Metës/ Për çfarë akuzohen Etilda Gjonaj dhe dy

Ilir Meta nuk ka paditur sot në SPAK vetëm ministren e drejtësië Etilda Gjonaj, të akuzuar se ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme botimin në fletoren zyrtare të një kandidatjeje të Gjykatës Kushtetuese (Arta Vorpsi) që nuk ishte zgjedhur nga presidenti. Bashkë me anataren e qverisë ai ka paditur edhe sekretarin e përgjithëshëm të kësaj ministrie, Gentian Deva, i cila ka firmosur shkresën urdhëruese drejtuar Qendrës së Botimeve Zyrtare, por njëkohësisht edhe drejtoreshën e kësaj qendre Etleva Haxhia.

Të tre akuzohen se kanë botuar në Fletoren Zyrtare, – me qëllimin për ti shërbyer rilindjes në kapjen e Gjykatës Kushtetuese- një dokument që ligji nuk e lejon të publikohet aty dhe për të cilin ministria e drejtësisë nuk ka tagër të urdhërojë botimin, pasi nuk është ajo institucioni që e ka prodhur dokumentin. Akuzat e pretenduara në padi janë: “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “falsikim”.

Ato lidhen me konfliktin e fillim nëntorit të shkuar, kur shumica qeverisësë u mundua ti rrëmbejë kreut të shtetit, emërimin e një anëtari të Gjykatës kushtetuese. Palët u ngërthyen në një konfikt ligjor, nëse aty duhet të shkonte Marsida Xhaferllari (sipas Metës) apo gjykatsja e betuar në Lanë, Arta Vorpsi (sipas socialistëve).

Lexo më tej:

Andi Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Për të realizuar qëllimin e saj, PS vuri në veprim Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, Parlamentin dhe ministrinë e drejtësisë. Qëllimi i gjithë këtij zinxhiri qe që të dëshmonte se presidenti e kishte humbur të drejtën e përcaktimit të një kandidati (afatin 30 ditor) dhe kështu në kushtetuese katapultohej direct, Arta Vorpsi. Me këtë lëvizje arriheshin dy objektiva. Edhe Vorpsi quhej e zgjedhur, nëse emri i saj dilte në fletoren zyrtare edhe parlamentit i jepej mundësia të çonte në gjykatën kushtetuese dy gra të tjera, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Pikërisht lidhur me manipulimin e botimit në fletoren zyrtare është vënë sot nën akuzë Etilda Gjonaj.

Sipas padisë së Presidencës, duke shpërdoruar detyrën, ministrja Gjonaj ka “shfrytëzuar pozitën e të paturit në varësi të Qendrës së Botimeve Zyrtare për të përcjellë dhe urdhëruar përmes akteve të falsifikuara, botimin e një akti të cilin mirë e dinte se nuk botohej sipas ligjit në fuqi dhe që ishte publikuar që në datën 22 shtator 2019 në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.

Në një rakordim të plotë mes tyre për të arritur tek rrëmbimi i një gjyqtari të kushtetueses, Gramoz Ruçi i këkoi informacion Ardian Dvoranit se si zgjidhej kjo çështje. Në 8 nëntor 2019, kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, I ktheu përgjigje se duke qenë se presidenti Ilir Meta nuk ka shfrytëzuar afatin 30-ditor për përzgjedhjen e një prej kandidatëve të listës dërguar nga KED, kandidatja Arta Vorpsi konsiderohet e shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Brenda së njëjtës ditë, Sekretari I përgjithshëm I Ministrisë së drejtësisë, Gentian Deva, që sipas presidencës dyshohet të jetë urdhëruar nga ministrja duke dalë në punë ditën e shtunë urdhëron me një shkresë Qendrën e botimeve zyrtare (QBZ) ta botojë atë në Fletoren zyrtare. “Me veprimet dhe mosveprimet e tij zoti Gentian Deva me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. Publikimi në Fletoren Zyrtare, i një akti të tillë, i cili ligjërisht nuk është i botueshëm, ka sjellë ndërkohë dhe dëmtim të interesave shtetërorë në disa dimensione" thuhet në padi.

Presidenca gjithashtu kallëzoi edhe drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia, e cila ka pranuar vetë se ka botuar një akt të pabotueshëm, me kërkesën eksplicite të Ministrisë së Drejtësisë. Në padi thuhet se Prokuroria duhet të zbardhë nëse zonja Haxhia ka komunikuar me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ministren e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar të lartë publik dhe nëse e kanë detyruar atë të dalë në punë ditën e shtunë, ditë pushimi zyrtar.

Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

Pikërisht këtu është pika ku të tre personazhet dyshohet se janë në shkelje të ligjit shqiptar. Një, për arsye se sipas ligjit ky nuk është një akt që parashikohet të botohet aty dhe dy se po sipas ligjit, askush nuk mund të urdhërojë botimin e një akti që është prodhuar nga një institucion tjetër.

Por, këto nuk janë dy shkeljet e vetme të ministrisë së drejtuar nga Etilda Gjonaj.

Hapja e letarave të korresopndencës ka dëshmuar edhe fallcifikim. Sepse ministria e drejtësisë e ka çuar urdhrin për botim, përpara se kuvendi ti kërkonte këtë me shkresën që do të bëhej më pas, vetëm për të mbuluar gjurmët. Dhe ky është mëkati i trëtë i saj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI