Flash

Numri i viktimave nga vrasjet u rrit me 15% në Shqipëri

Lapsi.al 24 February 2020
Numri i viktimave nga vrasjet u rrit me 15% në Shqipëri

Kronikat e vrasjeve janë bërë thuajse të përditshme në Shqipëri. Të dhënat nga INSTAT treguan se në vitin 2018 u regjistruan 2.3 viktima për çdo 100 mijë banorë të vendit, duke shënuar kështu një rritje me 15% në krahasim me një vit më parë.

Sigurimi i paqes dhe qetësisë për shoqërinë është njëri objektivat (SDG 16) për zhvillimin e qëndrueshëm. INSTAT ka publikuar axhendën për  Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila përmban 17 objektiva të vendosura nga OKB.

Për sa i përket numrit të viktimave nga trafikimi i qenieve njerëzore për vitin 2018 u regjistrua 3.3 viktima për 100 mijë banorë. Ky tregues në raport me një vit më parë shënoi një rënie prej 10.8%.

Një tjetër tregues i këtij objektivi është edhe numri i të padënuarve në totalin e të ndaluarve (burgosurve). Sipas INSTAT në 2018 rreth 41.8% të të burgosurve në Shqipëri nuk kishin marrë një dënim. Krahasuar me një vit më parë ky tregues nuk kishte ndonjë ndryshim. Në botë përqindja e të burgosurve të mbajtur në paraburgim pa vendim final ka mbetur pothuajse konstante në dekadën e fundit, në 31% të të gjithë të burgosurve. Kjo normë është rreth 10 pikë përqindje më e ulët se në Shqipëri.

Rreziku ndërkombëtar nga vrasjet, dhuna ndaj fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dhuna seksuale është i rëndësishme për t’u adresuar dhe për të promovuar shoqëri  më paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm

Për të trajtuar këto sfida dhe për të ndërtuar një shoqëri më paqësore, gjithëpërfshirëse, duhet të ketë ligje më efikase dhe transparente të vendosura dhe buxhete gjithëpërfshirëse, realiste të qeverisë.

Disa nga synimet e Objektivit 16:

  • Ulja ndjeshëm e të gjitha formave të dhunës dhe shkallën e vdekjeve të lidhura më të
  • Fundi i abuzimit, shfrytëzimi, trafikimi dhe të gjitha formave të dhunës ndaj dhe torturimit të fëmijëve
  • Sundimit i ligjit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe sigurimi i një aksesi të barabartë në drejtësi për të gjithë
  • Reduktimi i ndjeshëm i korrupsionit dhe rryshfetit në të gjitha format e tyre
  • Zhvillimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe transparente në të gjitha nivelet

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI