Flash

Koronavirusi/ Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë? Ministrja: Jo masa agresive, ja si do veprojmë

Lapsi.al 24 February 2020
Koronavirusi/ Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë? Ministrja: Jo

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po zhvillon sot mbledhjen e radhës të Task Forcës për koronavirusin, i cili është kthyer në një alarm botëror.

E pyetur nga gazetarët nëse do të mbyllen kufijtë me Italinë, ku virusi ka shënuar katër viktima dhe qindra të infektuar dhe vijon përhapjen me shpejtësi, ministrja tha se gjithçka do të vendoset në bazë të rrezikshmërisë.

Ministrja deklaroi se mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste apo kur ka një shpërhapje të gjerë të epidemisë, madje sipas saj, edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohen zonat.

“Në varësi, dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të marrim masat përkatëse. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Sa i përket mbylljes së kufijve, unë së bashku me ekspertët, pasi duhet të kuptojmë që procesi po udhëhiqet nga ne, po vlerësojmë riskun dhe do rekomandojmë masat. Sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të ketë edhe masa, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e shëndetit të popullatës. 

Për momentin ne kemi dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitare, për të pasur kontroll të imtësishëm. Për çdo vendim që do të marrim, do iu informojmë në kohë reale. Masat do të jenë të bazuara në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, apo kur kemi një shpërhapje të gjerë të epidemisë. Edhe në ato raste, nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet rasti, duke u vendosur masa sigurie në zona të caktuara. Të gjitha palët jemi në përgjigje të situatës dhe do përgjigjemi sipas shkallës së rrezikshmërisë”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI