Flash

Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.7, humbin jetën 8 persona

Lapsi.al 23 February 2020
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.7, humbin jetën

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 21 janë plagosur në provincën turke të Vanit për shkak të një tërmeti të fortë që tronditi zonën.

Tre prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 1066 ndërtesa janë shembur. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti me madhësi 5.7 goditi rajonin kufitar Turqi-Iran dhe pati një thellësi prej 5 km. Transmetuesi publik turk TRT World tha se tërmeti preku 43 fshatra në Turqi, e cila ka një histori të tërmeteve të fuqishëm.

TRT tha se ekipet e inspektimit të dëmit ishin dërguar në rajon. Kishte gjithashtu raportime për shembje të ndërtesave në qytetin turk të Vanit. Hashem Ahelbarra i Al Jazeera që raporton nga Hatay në jug të Turqisë tha se autoritetet po garojnë me kohën për të arritur tek njerëzit nën rrënoja.

Autoritetet thonë se janë të shqetësuar se shumë njerëz mund të bllokohen në rrënoja. Operacionet e shpëtimit janë duke vijuar. Dhjetëra fshatra malorë janë prekur. Zona është një nga zonat më aktive sizmike në botë”, tha ai.

Zyrtarët iranianë gjithashtu thanë që ekipet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI