Flash

Koronavirusi/ Qeveria do t'a vrasë dhe virusin me propagandë

Lapsi.al 23 February 2020
Koronavirusi/ Qeveria do t'a vrasë dhe virusin me propagandë

Duket se qeveria ka ngritur një grup të gatshëm mjekësh që më shumë sesa të përpiqen për 'mrojtjen" nga koronavirusi, po tentojë ti japin përgjigje kolegave të tyre që kanë ngritur shqetësimet e para. Kështu pasi Edvin Prifti, Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT paralajmeroi një mungesë alarmante paisjesh dhe masash ndaj rrezikut që na kanoset u përgjigj menjëherë shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo. “Gjykoj që ne si shërbim infektiv kemi dhomat e izolimit, pavione me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore.

Personel të trajnuar dhe masa të marra edhe për pacientët me sëmundje të tjera infektive”, reagoi shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Shkrimi i plotë i Edvin Priftit:

Pse ne jemi të papërgatitur për tu përballur me koronavirusin

Ndonëse reagimi i Çomos bëri përshtypje se në raste të tilla emergjente detyra e mjekëve është të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj pushtetmbajtësve për të bërë maksimumin, në vend që ti bëjnë furçe atyre, ai duhet para në vijëllsjelljen që ka adoptuar qeveria për përballjen me këtë rrezik shëndetësor: "Mos përhapi panik dhe të tregojë se gjendja është në kontroll".

Por këtë lloj politikbërjeje që do ta vrasi virusin me propogandë e ka denoncuar një tjetër mjek, Petrit Vargu.

“Çuditërisht gjithë ata që kanë marrë ofiqe, shefa shërbimi e më lart, sheqerosin situatën duke arritur deri aty sa të thonë që e bëjnë analizën për koronavirus në kohë rekord. Po kontroll-analiza në Berlin a hyn në rekordin tuaj? Pse i çoni në Berlin kur jeni kaq të saktë, apo për të harxhuar paratë e popullit" ka shkruar ai.

Kjo tendencë për të demonstruar se masta janë marrë u pa edhe në lajmet e televizioneve të mëdha përgjatë fundjavës, që të gjitha jepni lajme se situata është nën kontroll. Dikush raportonte se në Rinas është ngritur dhoma e karantinës, dikush tjetër se një spital i tërë karantine për të infektuarit e mundshëm është tashmë gati. Pos askush nuk i tregonte se ku gjendeshin ato duke thënë se përbënin një sekret shtetëror.

Deri më tani në përballjen me koronavirusin bota ka njohur dy shembuj, Atë të vendeve diktatoriale si Kina që për hir të krenarsisë kombëtare varrosnin transparencën duke bërë thirrje për mos përhapje paniku dhe qetësi, dhe atë të vendeve demokratike që luajnë hapur madje që tregosjnë, siç bënë dje TV italiane (ndryshe nga zyrtarët shqiptarë edhe se ku gjenden qendrat e karantinës. Eksperienca ka treguar se strategjia e rregjimeve shkaktoi shumë më tepër viktima sesa ajo e demokracive.

Rreziku qëndron se në momentin kur koronavirusin e kemi në prag, pra në Itali, shteti shqiptar po tregon shenjët e para të konspirancionit duke menduar se virusi luftohet më mirë duke e bërë pjesë të sekretit shtetëror.

Kjo lloj strategjie mund ta shumfishojë panikun dhe mosbesimin e njerzve duke shtuar edhe më thirrjet e personave publikë që tashmë kanë nisur për mbylljen e kufinjve.

Këngëtarja Anxhela Peristeri në një status në rrjetet sociale, shkruajti se shqiptarëve po u rrezikohet jeta dhe se duhet të bëhen të ndërgjegjshëm që me këto gjëra nuk bëhen lojëra:“Mbyllni kufijte sa jemi ne kohe. Mbyllni kufijte para se te jete vone. Kontakti yne me shtetin Italian eshte i jashtezakonshem, i shpeshte me shume fluturime ne dite. Nuk jemi vend aq i fuqishem sa te perballojme dicka te tille. As mos e enderroni se do ja dalim paq po erdhi ne Shqiperi. Ju lutem, ngrini zerin sepse do rriskojme aq shume sa nuk jua merr mendja. Nuk ka maska as mjete mbrojtese tek ne. Nje here ne jete behuni te vetedijshem qe nuk luhet me jeten. Mediat duhet te perhapin alarmin dhe shteti yne duhet te mbyll kufijte".

Për të mos mbërritur këtu qeverisja duhet të heqi dorë nga propaganda, ndërsa njerzit duhet të dëgjojnë më shumë sesa mjekët servilë, ata që u bien borive të alarmit.

©Lapsi.al

[embed]https://www.facebook.com/edirama.al/videos/199118514505207/[/embed]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI