Flash

Koronavirus/ Conte: Nëse do të duhet do përdorim ushtrinë

Lapsi.al 23 February 2020
Koronavirus/ Conte: Nëse do të duhet do përdorim ushtrinë

‘Gjithçka për të shpëtuar italianët, që është gjëja që na intereson më shumë’, ka thënë kryeministri Giuseppe Konte sot gjatë një konference për shtyp. Mes ndërhyrjeve të bëra është sigurisht izolimi i zonës së epiqendrës me forcat e ushtrisë, nëse do të duhet, ka thënë kryeministri italian.

Edhe ushtria mund të angazhohet për të kufizuar epideminë. Ndalimi i hyrjes dhe daljes nga zonat e ‘vatrës’ së virusit do të bëhen nga forcat e policisë dhe në raste të nevojshme nga ushtria, dhe do të ketë sanksione penale për ata që thyejnë rregullat.

‘Kemi miratuar një dekret për shëndetin e italianëve, që është ajo që kemi më shumë për zemër dhe që renditet e pari në kushtetutën tonë- thotë Giuseppe Conte- duke përsëritur shumë herë që italianët ‘duhet të kenë besim’ tek politikat dhe tek institucionet shkencore, që po bëjnë të pamundurën.

Masat për të cilat flet presidenti i këshillit, kanë të bëjnë me dhjetë komunat e zonës së Lodit, të identifikuarar të premten, ku jetojnë rreth 50 mije persona dhe zona e Vo Euganeo, në provincën e Padovas. Këto do të jenë të gjitha zona të kuqe: "Nuk do të dalë dhe nuk do të hyjë njeri. Dhe jo vetëm: Në brendësi të zonës së epidemisë shërbimet publike dhe tregtare për të mirat e nevojshme - thotë dekreti- është e kushtëzuar në përdorimin e mjeteve mbrojtëse individuale’. Të gjitha ata që kanë pasur ‘kontakte të ngushta me rastet e konfirmuara, duhet të hyjnë në karantinë me mbikëqyrje aktive’. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI