Flash

Vajza e Steven Spielberg deklaron se do të bëhet pornostare

Lapsi.al 22 February 2020
Vajza e Steven Spielberg deklaron se do të bëhet pornostare

Mikaela Spielberg, 26 vjeçe, vajza e kineastit legjendar Steven Spielberg dhe gruas së tij aktore Kate Capshaw, zbuloi se do të nisë të publikojë video pornografike.

Në një prononcim për The Sun, Mikaela tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licensën si striptiste. Vajza e regjisorit të “E.T.” qartësoi se i njoftoi prindërit mbi vendimin e marrë përmes një videotelefonate fundjavën e shkuar. Mikaela pranon se ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit kur ishte më e vogël, kryesisht ngaqë u dërgua me shkollë larg shtëpisë. Por sipas saj, fajin s’e kanë prindërit.

“Nuk është faji i prindërve të mi,” thotë Mikaela, që u adoptua nga Steven dhe Kate kur ishte foshnjë. “S’kishin nga ta dinin.” Teksa rritej dhe fitonte më shumë vetëbesim, Mikaela thotë se “u lodh nga pamundësia për të kapitalizuar trupin e saj.”

Të këshilluara

Sfliata e Moschino një kthim pas në kohë

Moschino ka prezantuar koleksionin më të ri vjeshtë/dimër 2021 në Javën e Modës në Milano. Stilisti Jeremy Scott është frymëzuar nga moda e shekullit të 18-t...

15:29

Ndërron jetë themeluesi i Copy dhe Paste

Larry Tesler, një ikonë e informatikës, ka vdekur në moshën 74 vjeç. Z. Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur komp...

16:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI