Flash

Shisnin drogë në lokal, arrestohen dy vëllezër në Fier

Lapsi.al 22 February 2020
Shisnin drogë në lokal, arrestohen dy vëllezër në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar dy vëllezër, të cilët e kishin përshtatur lokalin e tyre për shitje dhe konsumim droge. Atyre u është gjetur një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa, si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi

Përshtasin lokalin për përdorim droge dhe tregtonin lëndë narkotike, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI