Flash

Plas sherri mes Justin Bieber dhe Cara Delavigne: Duhet të hante penisin e demit

Lapsi.al 22 February 2020
Plas sherri mes Justin Bieber dhe Cara Delavigne: Duhet të hante penisin e

Cara Delevingne i është kundërpërgjigjur këngëtarit Justin Bieber pasi ai tha që ajo ishte më pak e preferuara e tij nga miqtë e gruas Hailey, gjatë një loje në James Corden’s The Late Show. Gjatë një postimi modelja, 27 vjeç, i kërkoi këngëtarit, 25 vjeç, ta zhbllokonte nga Instagrami dhe deklaroi se ai do ta bënte nëse nuk do të kishte hatërmbetje mes tyre. Justin u detyrua që gjatë emisionit të rendiste Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Cara Delevingne ose përndryshe duhej të hante një ushqim të neveritshëm.

“Unë e njoh më së miri Kendall-in, kam kaluar kohën më të madhe me Kendall, ajo është një mikja e mirë e jona. Unë kam kaluar shumë kohë me Gigi-n por nuk kam kaluar shumë kohë me Cara-n”, shpjegoi Justin.

Këngëtari shtoi se nuk ka asgjë kundër tyre, thjesht me disa ka marrëdhënie më të mira. Pas kësaj deklarate ka reaguar modelja e cila ka zbuluar faktin se nuk i ka marrëdhëniet e mira me këngëtarin:

“Nëse nuk ke asgjë kundër meje atëherë përse nuk më bën unblock? Të dua Hailey Biber, ai duhej ta kishte ngrënë penisin e demit”, shkruan Cara.

Megjithëse Cara nuk përmendi arsyen pse Justin e bllokoi atë, dyshja pati një përplasje verën e kaluar kur këngëtari mbrojti menaxherin e tij Scooter Braun në mes të grindjes së tij të vazhdueshme me Taylor Swift. Në korrik, Cara iu bashkua listës në rritje të artistëve që dolën në mbrojtje të Taylor pasi këngëtarja tha se Scooter e kishte tallur atë para se të blinte albumin e saj të vjetër të muzikës.

Të këshilluara

Ilda Bejleri pranon romancën

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja e sportit Ilda Bejleri ishte e ftuara speciale në emisionin “Top Talent”, ku dha një intervistë për njërën prej konkurrenteve që ...

12:51

Letra e Caroline Flack para vetëvrasjes

Caroline Flack do të gjykohej pas një muaji. Ajo u deklarua e pafajshme kundrejt akuzave se kishte dhunuar të dashurin e saj, Lewis Burton. Në një seancë në dhj...

12:35

Jenna dhe Kazee, gati për martesë (Foto)

Në shtator, një vit pas divorcit me Channing Tatum, Jenna Dewan njoftoi se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, aktorin Steve Kazee. S...

12:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI