Flash

Jenna dhe Kazee, gati për martesë (Foto)

Lapsi.al 22 February 2020
Jenna dhe Kazee, gati për martesë (Foto)

Në shtator, një vit pas divorcit me Channing Tatum, Jenna Dewan njoftoi se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, aktorin Steve Kazee. Së fundmi, ata bënë publik lajmin se janë fejuar. Steve i propozoi Jenna-s dhe ajo tha “po”.

Propozimi ndodhi: Çifti gati për martesë“Një jetë për t’u dashuruar dhe për t’u rritur me ty...ti ke zemrën time,” shkroi Dewan në Instagram. Kazee postoi të njëjtën foto, por me një mbishkrim tjetër.

“Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të ta puth fytytën me një buzëqeshje që s’e ka parë askush ndonjëherë. Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të të puth sytë dhe do të them se të kam dashur gjatë gjithë këtyre viteve.”

Lidhja e tyre u bë publike në qershor të 2019-s, ndërsa në shtator konfirmuan shtatzëninë. Jenna ka një vajzë nga martesa me Channing Tatum, martesë e cila përfundoi në prill të 2018-s. Channing dhe Jenna u njohën në sheshxhirimin e Step Up, u lidhën në 2006-n dhe u martuan 3 vite më vonë.

Lajmin e ndarjes ata e bënë publik përmes një deklarate të përbashkët në Instagram:"Kemi diçka për të thënë.

Është i çuditshëm fakti që duhet të ndajmë një lajm të këtij lloji me gjithkënd, por është një aspekt i jetëve që kemi zgjedhur të jetojmë, për të cilat jemi shumë mirënjohës. Po jetojmë në kohëra të mrekullueshme, kohëra në të cilat e vërteta mund të shtrembërohet. Prandaj duam t’ju tregojmë të vërtetën, ta lexoni këtu dhe të jeni të bindur që s’është shpikje.

Kemi zgjedhur me dashuri të ndahemi si çift. Ramë marrëzisht në dashuri me njëri-tjetrin shumë vite më parë dhe kaluam vite magjike bashkë. S’ka ndryshuar asgjë, e duam shumë njëri-tjetrin , por kjo dashuri po na çon në rrugë të ndryshme. Nuk ka sekrete dhe as ndodhi skandaloze në qendër të vendimit tonë. Jemi thjesht dy miq të mirë që po kuptojmë se është koha të kërkojmë pak hapësirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të jetojmë të lumtur dhe të përmbushur. Jemi ende një familje dhe do të jemi gjithmonë prindër të përkushtuar për Everly-n. Nuk do të japim komente të mëtejshme dhe ju falenderojmë që po respektoni privatësinë e familjes sonë.

Duke ju dërguar dashuri të gjithëve, Chan & Jenna”.

Të këshilluara

Sfliata e Moschino një kthim pas në kohë

Moschino ka prezantuar koleksionin më të ri vjeshtë/dimër 2021 në Javën e Modës në Milano. Stilisti Jeremy Scott është frymëzuar nga moda e shekullit të 18-t...

15:29

Ndërron jetë themeluesi i Copy dhe Paste

Larry Tesler, një ikonë e informatikës, ka vdekur në moshën 74 vjeç. Z. Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur komp...

16:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI