Flash

Debati midis Cara-s dhe Justin përfshin dhe Haileyn (Video)

Lapsi.al 22 February 2020
Debati midis Cara-s dhe Justin përfshin dhe Haileyn (Video)

Duket sikur Justin Bieber-it kanë filluar t'i pëlqejnë zënkat dhe deklaratat e hapura, kështu që një më shumë s'përbën problem.

I ftuar në programin e James Corden, Bieber u pyet në lidhje me mikeshat më të mira të gruas së tij, Hailey-it. Justin duhet t'i listonte 3 emrat që iu dhanë nga më e preferuara e tij tek ajo që pëlqente më pak. Renditja e këngëtarit ishte kjo: 1- Kendall Jenner, 2-Gigi Hadid, 3- Cara Delevingne. Të treja modele shumë të famshme, por Justin duhet të bënte zgjedhjen e tij.

"Me Kendallin kemi kaluar më shumë kohë, jemi miq të mirë. Edhe me Gigi-n gjithashtu, e njoh mirë. Kurse me Cara-n jo."- u dëgjoi të thoshtë ai, por modeles s'i del e keqja.

Pak orë më parë Cara postoi në llogarinë e saj të Instagram-it videon e intervistës së tij dhe më pas, disa foto të shumë kohëve më parë, ku si për ironi, Cara dhe Justin dukeshin shumë miq të mirë.

"Tani vs Atëherë! Nëse nuk ke asgjë më mua, atëherë pse nuk ma heq block-un? Hailey, të dua shumë!"- shkruan Cara. Pra, Justin jo vetëm që s'e ka shumë qejf, po i ka bërë dhe block në Instagram. Pas postimit të saj, njerëzit u ndanë në dy grupe. Ata që shanin Justin-n dhe të tjerë, të cilëve iu duk gjest i papjekur ky që bëri modelja.

Të këshilluara

Sfliata e Moschino një kthim pas në kohë

Moschino ka prezantuar koleksionin më të ri vjeshtë/dimër 2021 në Javën e Modës në Milano. Stilisti Jeremy Scott është frymëzuar nga moda e shekullit të 18-t...

15:29

Ndërron jetë themeluesi i Copy dhe Paste

Larry Tesler, një ikonë e informatikës, ka vdekur në moshën 74 vjeç. Z. Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur komp...

16:31

Shtyhen për vitin 2021 koncertet e Elton John

Ditë më parë, Elton John, e ndërpreu koncertin e tij në Zelandë të Re, pasi i humbi zëri. 72-vjeçari, i cili në mes të turneut “Yellow Brick Round’ filloi të qa...

15:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI