Flash

Zbulohen emrat/ Kush janë 'bosët' e lojërave të fatit të arrestuar mbrëmjen e djeshme

Lapsi.al 21 February 2020
Zbulohen emrat/ Kush janë 'bosët' e lojërave të

Detaje të reja zbulohen nga aksioni i mbrëmshëm i policisë, i zhvilluar në tetë qarqe të vendit, kundër aktivitetit të lojërave të fatit.

Në media janë raportuar disa prej biznesmenëve të lojërave të fatit të arrestuar në Tiranë e qytete të tjera.

Në pranga kanë rënë administratorët dhe menaxherët e lokaleve, ku zhvilloheshin lojërat e fatit, Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko dhe Erdian Myftari

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar gjithsej 115 persona në mbarë vendin, disa prej të cilëve janë organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti kriminal.

Njëri prej të arrestuarve ishte edhe “bosi” i lojërave të fatit”, Gramoz Murataj”, ku sipas policisë “Në sallën e tij u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI