Flash

Video/ Batha si Messi, Tirana në krye të kampionatit: Kukësi përmbyset në katër minutat e fundit

Lapsi.al 21 February 2020
Video/ Batha si Messi, Tirana në krye të kampionatit: Kukësi

Ajo që ndodhi në Air Albania në ndehsjen titull do të kujtohet gjatë nga tifozët e Tiranës. 1-2 në ndeshjen titull me Kukësin, që rrëzohet katër minuta nga fundi, kur avantazhi i autogolit të Vangjelit përmbyset nga golat Bathës dhe Torassa dhe tani bardheblutë shkojnë në derbin kryeqytetas si kryesues të kampionatit.

Dy skuadrat me ecurinë më të mirë të sezonit: Kukësi nuk humbiste prej 12 ndeshjesh e Tirana prej 10, që kur Egbo u ul në pankinën bardheblu, u sfiduan ballëhapur në një ndeshje me ritëm, ku dëshira për rezultatin prevaloi mbi cdo taktikë të menduar nga teknikët. Gjeneroziteti, apo mendjemadhësia e Kukësit që pranoi të luhej në stadiumin e Tiranës, me numrin e pakufizuar të tifozëve bardheblu, mund të jetë reflektuar në fytyrat e drejtuesve kuksianë, kur panë Tiranën të rrezikonte tre herë në 20 minutat e para, të shtyrë nga krahët e entuziazmit. Muci, Cobinnah e Batha nga goditja e dënimit, duke gjetur gjithnjë të gatshëm Xhikën në një mbrëmje të madhe. Në të vetmin rast që Kukësi u pa i frikshëm në anët e Likës mund të merrte avantazhin, por konkluzioni i Rrocës në të djathtën e harkuar kaloi ngjitur me shtyllën, duke i dhënë një sinjal një Tirane të bukur, se duhej të kishte kujdes edhe prapa.

Mesazhi sic duket nuk u perceptua qartë nga bardheblutë, sepse në të 52 Kukësi mori avantazhin, me një episod fatkeq të bardhebluve. Ai që vendosi ishte një autogol, me Kristi Vangjelin që devijoi në portën e Likës krosimin e Mustës, në tentativë për të ndaluar topin të shkonte tek Shkurtaj. 1-0 por Tirana nuk e ndjeu goditjen, madje disavantazhi e bëri më agresive skuadrën e Egbo, që shtyu fort duke e ngritur qendrën afër mesfushës, me Kukësin që kërkoi të mbrohej dhe deri diku ia arriti pa dëme, deri në momentin që Teqja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 83. Është mundësia e Bathës dhe mesfushori bën Messin për Tiranën me një ekzekutim që nuk i lë asnjë mundësi portierit Xhika.

Kukësi e ndjeu se mund të humbiste e Tirana se mund të fitonte. Ajo që ndodhi në fund, dy minuta nga përfundimi nuk kishte më lidhje me taktika apo zgjedhje, por ishte një veprim i kërkuar dhe gjetur nga kryeqytetasit që sulmuan me kokë ulur, për të marrë fitoren që duhej për tu ngjitur në krye të renditjes. Vetëm tre minuta rezistuan lojtarët e Duros në inferioritet, sepse në të 88 Torassa përmbysi shifrat me golin e dytë për bardheblutë. Argjentinasi ndoqi mirë aksionin dhe pas filtrit të Ngo'o, shënoi nga fare pranë me portën të boshatisur, duke nisur festën e Tiranës. 44 pikë për bardheblutë, që parakalojnë Kukësin me dy distanca dhe presin të qetë sfidën e Partizanit, për tu përplasur edhe njëherë në derbin e kryeqytetit, në sfidën e dytë radhazi që vlen titullin kampion.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI