Flash

Tabaku: Çfarë treguan 190 mln euro më pak në buxhet për xhepat e shqiptarëve

Lapsi.al 21 February 2020
Tabaku: Çfarë treguan 190 mln euro më pak në buxhet

Jorida Tabaku, shkruan përmes një statusi në facebook, se për të shtatin vit radhazi, rënia e konsumit vazhdon të prodhojë krizë të thellë sidomos për të varfërit.

Kjo rënie vjen si pasojë e dy faktorëve kyç; rënia e të ardhurave si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe kriza e tregut. Këto dy faktorë ndikojnë më së shumti në familjet e varfëra dhe të shtresës së mesme. Të dy këto fasha mbajnë barrën e mbi 70% të TAP dhe që nuk kanë më të ardhura për të konsumuar si më parë. Taksohen më shumë dhe kanë më pak të ardhura.shpjegon mes të tjerash Tabaku.

Postimi

Shqipëria ka gjashtë vjet që vazhdon të ketë rënie të mbledhjes së të ardhurave dhe rritje të taksave. Bilanci i çdo fundmuaji është një pasqyrë që ka treguar fytyrën e vërtetë të qeverisë, më shumë taksa që mbledhin më pak para, më shumë tarifa që sjellin më pak shpenzime, më pak të ardhura që kanë prodhuar më tepër koncesione.

Ky trend u pa i realizuar edhe në fillim të vitit 2020. Të ardhurat reale sipas të dhënave zyrtare janë me një rritje negative që do të thotë që janë mbledhur realisht më pak të ardhura. Më shqetësuesja është se të ardhurat nga TVSH që tregojnë konsumin kanë rënie. U bë viti i shtatë tashmë që rënia e konsumit vazhdon të prodhojë krizë të thellë sidomos për të varfërit.

Kjo rënie vjen si pasojë e dy faktorëve kyç; rënia e të ardhurave si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe kriza e tregut. Këto dy faktorë ndikojnë më së shumti në familjet e varfëra dhe të shtresës së mesme. Të dy këto fasha mbajnë barrën e mbi 70% të TAP dhe që nuk kanë më të ardhura për të konsumuar si më parë. Taksohen më shumë dhe kanë më pak tê ardhura.

Kjo qeveri është duke kapur majat e çdo rekordi negativ në ekonomi. Rënia më e madhe historike e të ardhurave, konsumi më i ulët në vite, rënie e pagës reale, rritja e varfërisë në shifra rekord, rënia e besimit në ekonomi dhe bzines!

Taksat e ulëta dhe taksa e sheshtë janë incentiva kryesore për të mundësuar një rritje të konsumit. Më shumë para për xhepin e çdo qytetari është një mundësi për të shpenzuar. Shqipëria sot është në krizë të thellë, këtë e dëshmon dhe buxheti i shtetit. Shqiptarët sot mund t’i nxjerrë nga balta një qeverisje me taksa të ulëta dhe mundësi të barabarta. Parime që janë të huaja për këtë qeveri, por janë angazhim për Partinë Demokratike dhe opozitën.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI