Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rrëmbimi i Jan Prengës, 6 të arrestuarit mbeten në burg

Lapsi.al 21 February 2020
Rrëmbimi i Jan Prengës, 6 të arrestuarit mbeten në burg

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikonfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" për gjashtë të arrestuarit për rrëmbimin edhe vrasjen e Jan Prengës.

Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, së bashku me Ardian Doçin, Olsi Turjan, dhe Festim Bexhdilin do qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, ndërsa në kërkim vijon të jetë ende Altin Hajri, pronari i resortit ku dërgua trupi i Jan Prengës.

Gjatë gjykimit në seancën e parë të ndaluarit mohuan akuzat dhe u shprehën se kompleksi 'Golden' ku u dërgua pas rrëmbimit Jan Prenga nuk ishte i hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit. Por pamjet e kamerave të sigurisë të paraqitura nga prokuroria rrëzuan dëshminë e të arrestuarve.

Ndërkohë janë publikuar foto që tregojnë momentin kur trupi i Jan Prengës futet në furgonin me ngjyrë të bardhë për ta transportuar më pas jashtë resortit “Golden”.

Pasi e nxjerrin trupin nga "Range Rover", dy persona njëri prej tyre i maskuar me bluze me kapuç dhe doreza, e fusin në furgonin e bardhë.

Një kamer sigurie e garazhit të resortit “Golden”, e harruar pa u shkatërruar, i ka nxjerrë zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e 49-vjeçarit. Kamera ka xhiruar gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza.

Për gjetjen e trupit të viktimës policia ka kryer kontrolle edhe në vijën bregdetare të Durrësit e Kavajës, por dhe aty pa një rezultat konkret.

Gjykata e shkallës parë Tiranë ka shpallur moskompetencën ndërsa dosja është dërguar për gjykim në SPAK me akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Nga ana e autoriteteve, të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI