Flash

Bllokohen në Hanin e Hotit 80 mijë paketa cigare kontrabandë

Lapsi.al 21 February 2020
Bllokohen në Hanin e Hotit 80 mijë paketa cigare kontrabandë

Në Pikën Kufitre të Hanit të Hotit, gjatë kontrolleve të një mjeti mallrash, është konstatuar se po futeshin në vendin tonë 80 mijë paketa cigaresh kontrabandë. Ato ishin të markës “Regina Red”, ndërsa ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Kanë qenë autoritetet doganore ato që kanë kryer kontrollin dhe kanë konstatuar paketat e papajisura me pullë fiskale.

Sipas një njoftimi të bërë nga doganat, rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore. Ndërkohë ende nuk ka njoftim për persona të ndaluar apo arrestuar për këtë rast.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI