Flash

Young Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajatin

Lapsi.al 20 February 2020
Young Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajatin

Young Zerka ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, ku foli për disa detaje private nga jeta e tij dhe marrëdhënia me Ronela Hajatin.

Reperi tregoi përse nuk flet shumë për lidhjen e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk e ka ndarë mendjen për të krijuar familje.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.

Po si po shkon lidhja me Ronelën?

Young Zerka e përshkroi me një fjali super të shkurtër kur tha se “lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr Zotit”.

Dyshja është përfolur se ka shumë vite që janë bashkë, por Zerka e mohoi këtë duke thënë se “kemi 5 vite në muzikë bashkë”.

Por a e mendon martesën këngëtari?

“Patjetër që po, është normale vjen një farë kohe që njeriu duhet të krijojë një familje”, theksoi ai.

Sa i përket dashurisë së madhe këngëtari tha se “edhe mundet” ta ketë gjetur.

Të këshilluara

Ndërron jetë producenti anglez

Andrew Weatherall, një nga DJ dhe producentët më të respektuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Artisti, i lindur në Windsor, arriti fa...

16:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI