Flash

Taksa, SHBA shton presionin ndaj Albin Kurtit: Po shqyrtojmë mundësinë e heqjes së trupave ushtarake nga Kosova

Lapsi.al 20 February 2020
Taksa, SHBA shton presionin ndaj Albin Kurtit: Po shqyrtojmë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar një hap përpara në presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Gazeta Express, përmes burimeve të saj amerikane, ka mësuar se Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, i ka thënë Kryeministrit Kurti se vendi i tij po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova – nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë. Ky është kërcënimi më serioz i SHBA’së ndaj Kosovës.

Muaj më parë ishte spekuluar shumë se amerikanët po shqyrtojnë heqjen e kampit Bondsteel nga Kosova – nëse lidershipi politik i saj vazhdon të mos-bindet ndaj sugjerimeve ndërkombëtare për heqjen e taksës. Por, ky informacion nuk ishte konfirmuar asnjëherë.

Sido që të jetë, ky opsion duket se po shqyrtohet seriozisht.

Burime amerikane, i kanë thënë Gazetës Express në kushte anonimiteti se Philip Kosnett, në takimin e fundit, i ka thënë Albin Kurtit se duhet ta heq taksën menjëherë, ndryshe SHBA do të veprojë.

“Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë Kurtit se prezenca e forcave amerikane në Kosovë është duke u shqyrtuar tashmë”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Ky njëherësh është kërcënimi më i madh që SHBA ka bërë ndaj Kosovës, prej që Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake, si përgjigje ndaj fushatës diplomatike agresive të Serbisë në heqjen e njohjeve.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si kandidatë për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, kishte premtuar heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me masa të gjëra reciprociteti me Serbinë. Por, tash kur ata udhëheqin koalicionin qeverisës, ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim.

I dërguari i Presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, është kategorik që taksa të hiqet menjëherë në mënyrë që të rifillojë dialogu. Gjasat janë që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të ndodh shumë shpejt. Por, pikërisht kjo duket se po i tremb udhëheqësit e rinj të Kosovës.

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se “nuk kemi nevojë të nxitojmë në këtë proces, meqenëse në prill edhe në Serbi do të ketë zgjedhje”. Nuk dihet nëse pikërisht për këtë arsye Kurti po e vonon heqjen e taksës./ Express

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI