Flash

Rama kërkesë mjekëve: Punoni larg vendbanimit, do paguheni si në Gjermani

Lapsi.al 20 February 2020
Rama kërkesë mjekëve: Punoni larg vendbanimit, do paguheni si

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomitit të studentëve të mjekësisë, Kryeministri Rama foli për pagën e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, duke “joshur” të sapodiplomuarit të shkojnë të punojnë larg vendbanimit të tyre, pasi do të marrin veç pagës por dhe shpërblime financiare. Sipas kryeministrit, në fund të muajit, shuma totale e pagës do të jetë po aq sa një mjek apo infermier do të merrte në Gjermani.

"Vendi i punës në shërbimin tonë publik shëndetësor është i garantuar sipas meritës falë portali të mjekëve për Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse sot po të vizitosh qendrat shëndetësore gjen më të mirët që ata dje dolën nga ky universitet. Po ashtu sepse jo më larg se sot ka pasur një tersi lajmesh e komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëri, dua të vë në pah faktin se ata që dalin sot nga universiteti dhe që duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri, që pranojnë të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, kanë veç pagës dhe një shpërblim, që e bën në fund të muajit të kenë një shumë që do merrnin sikur të punonin në Gjermani", tha kryeministri.

Rama shtoi më tej se qeveria po përgatit një tjetër paketë mbështetëse për mjekët dhe infermierët. Sipas tij, jo vetëm pagat e larta, por mjekët dhe infermierët do të trajtohen dhe me banesa.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI