Flash

Presidenca paralajmëron konferencën e radhës: Fakte të reja tronditëse

Lapsi.al 20 February 2020
Presidenca paralajmëron konferencën e radhës: Fakte të reja

Presidenca paralajmëron konferencën e radhës për shtyp në ora 17:00 për të sjellë, siç thotë zëdhënësi i Ilir Metës, fakte të reja tronditëse.

Në një postim në “Facebook”, Tedi Blushi ka edhe një falënderim të veçantë për të gjitha 'portalet e Rilindjes'.

Konferenca për mediat do të jetë në orën 17:00, ndërkohë që prej disa ditësh mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës ka nisur një ‘luftë’ me akuza e kundërakuza. Meta ka folur për një grusht shteti që po tenton të bëjë maxhoranca dhe nga ana tjetër maxhoranca ka deklaruar se grushti ishtetit ka nisur në kokën e tij.

“Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën! 

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! 

Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA!

ME QETËSI DHE DREJTËSI!”, shkruan Blushi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI