Flash

Ngacmoi seksualisht skocezen, i riu shqiptar dënohet me burg dhe futet në listën e zezë

Lapsi.al 20 February 2020
Ngacmoi seksualisht skocezen, i riu shqiptar dënohet me burg dhe futet

Një i ri shqiptar, Edison Bala, u dënua me një vit burg në Skoci, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të re. Ngjarja ndodhi në një klub nate në maj të vitit 2018. Sipas medieve skoceze, Edison Bala, një 29-vjeçar shqiptar, kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të re.

Ai i kishte shqyer rrobat të resë, duke depërtuar me duar posht fustanit të saj. Ndërkohë, viktima një 23-vjeçare, kishte folur për median “East Kilbride News”, duke treguar se pas ngacmimit kishte tentuar të vriste veten me thikë kuzhine.

Ndërkohë, 23-vjeçarja kishte dëshmuar në gjyqin kundër Edison Bala, duke treguar ngjarjen e rëndë. Për këtë arsye i riu shqiptar është dënuar nga gjykata e Hamilton me një vit burgim si dhe është futur në listën e zezë të personave që akuzohen për ngacmim seksual. Emri i tij do të jetë për 10 vitet e ardhshme në këtë listë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI