Flash

Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

Lapsi.al 20 February 2020
Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të

Nga presidenca e republikës sot kanë dalë fakte të reja për atë që Ilir Meta e konsideron si një grusht shteti të Rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Aty përpos Ardian Dvoranit roli i të cilit tashmë ka dalë zbuluar si një militant socialist, gjenden edhe dy personazhe të tjerë që kanë vepruar në shkelje të hapur të ligjit. Ata Janë sekretari i përgjigjshëm i kuvendit të Shqipërisë, ish avokati që mbronte PS-në në KQZ, Genc Gjonçaj (i pari poshte) dhe gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva (i dyti poshte), ish drejtor i prokurimeve në Bankën e Shqipërisë në kohën e Ardian Fullanit.

Résultat de recherche d'images pour "Genc Gjonçaj"

Résultat de recherche d'images pour "gentian deva"

Të tre këtë persona nën urdhrat direkt të shefave të tyre politikë kanë krijuar një skenë manipulimi monstruoze për të vërtetatuar se presidenti i Republikës e kishte humbur afatin 30 ditor të dekrtetimit të njërës prej gjykatësve kushtetuese dhe se këtë post e fitonte automatikisht Arta Vorpsi e cila më pas do të betohej tek noteri.

Për të realizuar këtë skemë ata kanë shkëmbyer me njëjri tjetrin letra te shtunën, në datën 9 nëntor, për të arritur tek një akt i paligjshëm: Shpalljen e Arta Vorpsit si Anëtare e Gjykatë së Lartë në fletoren zyrtare (poshte), në mënyrë që më pas, Kuvendi i Shqipërisë të votonte edhe dy kanidatura të tjera të preferuara nga rilindja.

Por e gjithë kjo procedurë që u mendua si një mekanizëm për vjedhjen e një vendi në kushtetuese ka disa shkelje. E para këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk e ka tagrin të interpretojë se kur mbaron afati 30 ditor i presidentit. Së dyti kuvndi i Shqipërisë, në emër të të cilit ka firmosur Genc Gjonçaj nuk ka tagrin të vendosë për një kandidaturq që nuk emërohet prej tij, por prej presidentit. Së treti, ministria e drejtësisë, në emër të së cilës ka firmosur Gentian Deva, nuk mund ta detyrojë futjen në Fletoren zyrtare të një akti që nuk e lejon ligji të botohet aty.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/802746376815861/

Sepse ashtu sikurse u lexua shumë qartë ligji nga presidenca, emrimi i një Gjykaseje Kushtetuese, nuk mund të botohet në letoren zyrtare.

Por, Dvornai, në bashkëpunim me Gjonçajn dhe Devën i hynë këtij kalvari për llogari të eprorëve të tyre. Qëllimi i tyre që i thjeshtë: megjithëse asnjë ligj i vendin nuk e parashikon që emri i Arta Vorpsit duhej botuar në fletoren zyrtare, ta bënin këtë për ta vendosur Ilir Metën para faktit të kryer për të çuar në kushtetuese një grua që ishte e gatshme të betohej buzë Lanës.

©Lapsi.al   

 

VIDEO e pare publikuar nga Presidenti Ilir Meta në Facebook

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI