Flash

Glauk Konjufca anulon emërimin e konsullit të Kosovës në Tiranë

Lapsi.al 20 February 2020
Glauk Konjufca anulon emërimin e konsullit të Kosovës në

Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca anulon emërimin e konsullit të Kosovës në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri Konjufca nëpërmjet një postimi në Facebook. Janë shfuqizuar emërimet e 14 konsjuve mes tyre dhe ai i Kosovës në Tiranë, Festim Lushtaku.

Postimi i plotë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ka marrë këtë

Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Znj. Xheraldina Rexhepi - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Z. Festim Lushtaku - Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Z. Kadri Balaj - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Z. Henor Pakashtica - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Z. Xhavit Gerbeshi - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Z. Ngadhnjim Makolli - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Z. Ramiz Ismajli - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Z. Ismet Hajdini - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Znj. Modesta Imeri - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Z. Eshref Haxhiu - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Z. Kadri Gërvalla - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Z. Lutfi Bilalli - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Z. Liridon Sadrija - Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Znj. Diellza Hoti - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI