Flash

Vijon sherri virtual mes Encës dhe Roza Latit

Lapsi.al 19 February 2020
Vijon sherri virtual mes Encës dhe Roza Latit

Sherri i nisur mes Encës dhe Roza Latit që prej vitit të kaluar duket se nuk ka fund. Në çdo intervistë vajzat nuk i kursejnë thumbat për njëra-tjetrën. Së fundmi në "Prive", Enca u shpreh se Roza kërkon thjesht vëmendje. "E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas", tha Enca. Sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Rozës e cila gjithashtu nuk i kurseu thumbat duke e quajtur këngëtaren "Mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët". E ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në 5", Roza u shpreh se Enca e ka inatin me të vetëm sepse ftoi Trejsi Sejdinin dhe nuk e hoqi pjesën kur modelja fyen këngëtaren."Në raport me mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët, do thoja që ajo e ka marrë personale me mua sepse unë ftova Trejsin dhe ajo dha komentin e saj. E ka inatin me mua vetëm sepse e lashë në montazh atë pjesë. Ngeli duke turfulluar uf e uf...Po boll se po tregon shumë frymë inferioriteti", tha Roza.

Të këshilluara

"Miss Gjermania" zgjidhet një 35-vjeçare

Në moshën 35 vjeçare, ajo ishte konkurrentja më e madhe në garë dhe është një mami beqare. Por ky fakt nuk e ka penguar aspak sipërmarrësen Leonie von Hase të b...

15:58

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI