Flash

Presidenca i përgjigjet Elisa Spiropalit: Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE?

Lapsi.al 19 February 2020
Presidenca i përgjigjet Elisa Spiropalit: Moj e Çmendura E., po edhe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk është kursyer ndaj prësidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali tha se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur, ndërsa nënkuptoi se do vijojnë punën për shkarkimin e presidentit.

Pas kësaj, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, ku paralajmëron mazhorancën se do e shohë shumë shpejt zemërimin e popullit.

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës. Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI