Flash

OFL tre ‘të fortëve’: Ervis Martinaj dhe vëllezërit Kaçorri të deklarojnë pasurinë për 48 orë

Lapsi.al 19 February 2020
OFL tre ‘të fortëve’: Ervis Martinaj dhe

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur tek 3 'të fortë’ të tjerë, persona të njohur nga drejtësia, ndërsa iu ka dërguar atyre formularët e deklarimit të pasurive.

Zëdhënësja e OFL-së deklaroi sot se bazuar në aktin normativ të 31 janarit, OFL iu ka dërguar formularët 3 shtetasve me precedentë penale, të cilët do duhet të plotësojnë formularin e deklarimit brenda 48 orësh.

News 24 raporton se bëhet fjalë për Ervis Martinajn, nën hetim për vrasje me paramendim si dhe dy vëllezërit Arben dhe Valentino Kaçorri, të dënuar dhe këta për vrasje.

Kujtojmë se Martinaj, është në hetim për ngjarjen e 4 tetorit të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, ai mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.

NJOFTIMI I OFL

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Të këshilluara

Moti për sot, pas mesdite nisin reshjet

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta në mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë m...

08:58

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI