Flash

Meta për Ramën: Përgjegjësi kryesor për grushtin e shtetit, do mbajë përgjegjësi para drejtësisë së re

Lapsi.al 19 February 2020
Meta për Ramën: Përgjegjësi kryesor për grushtin e

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama si ideatorin kryesor sipas tij të grushtit të shtetit që po përgatitet përmes gjysmë parlamentit ilegjitim.

“Jam sot këtu për të denoncuar prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final të grushtit të shtetit. Dokumentet tregojnë qartë, se nga e kanë marrë ligjin. ai do të jetë përgjegjësi i parë, para popullit dhe drejtësisë së re.

Iniciativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është nga kryeministri, që është ideatori i këtij puçi shteti. Do mbajë përgjejësi para drejtësisë së re.  Gjysmë parlamenti në relacionin e tij që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, që për të bërë betimin në kafene apo buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros ministria e Drejtësisë, etj.

Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në mbështetje të këtij grupi shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se veproi në përputhje me ligjin.

Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër të gjysmë parlamentit që dhunojnë kushtetutën dhe popullin, ku thotë se shkolla e magjistraturës nuk ka dhënë opinion. Falënderoj dhe z. Sadushi për bashkëpunimin.

Tani vijmë të KSHH, i cili vlerëson se betimi nuk mund të kryhet në formë të shkruar, pasi është një akt i lartë solemniteti, atributet që kushtetuta i ka caktuar një organi. Sepse ligji është në zbatim të kushtetutës, jo në përdhunim të Kushtetutës. Ndaj akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni, dhe në vlerësimin tonë, forma e propozuar përvec se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive.” u shpreh Meta.

Të këshilluara

Moti për sot, pas mesdite nisin reshjet

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta në mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë m...

08:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI