Flash

Meta paralajmëron tjetër konferencë: Prova të reja për grushtin e shtetit

Lapsi.al 19 February 2020
Meta paralajmëron tjetër konferencë: Prova të reja për

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar për një tjetër konferencë për mediat, ku do të publikojë ato që ai i cilëson prova të reja për të ashtuquajturin grusht të shtetit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.

PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT.”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.

Kujtojmë se ditën e hënë presidenti Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat akuzoi kreun e KED, Ardian Dvorani se ka shkelur Kushtetutën sa i takon procedurave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ai depozitoi dje një kallëzim shtesë me prova të reja në SPAK ndaj Dvoranit, ndërsa paralajmëroi se në këtë shkelje përfshihen dhe të tjerë persona, por pa përmendur emra.

Tedi FbCFARË PARALAJMËROI DJE META

Të dashur qytetarë,Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!

Të këshilluara

Moti për sot, pas mesdite nisin reshjet

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta në mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë m...

08:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI