Meta thërret protestë: Më 2 mars Kryeministria e Kuvendi i kthehen popullit
Megjithëse e quan gjysëm paralment, Meta jo vetëm nuk ka tagër ta shpërndajë kuvendin, por edhe sikur ta kishte askush nuk do ta përfillte ashtu sikurse mazhoranca dëshmoi me derkretin e anullimit të 30 qershorit. Edhe obsioni tjetër ai i organizimit të një referendumi që mund të ndryshonte ndonjë nen kushtetues, ka pak mundësi të pranohet nga Rilindja që ka në dorë gjithçka dhe që mund ti fuste shkopinj nën rrota çdo lloj nisme të mbështetur nga qytetarët.
Atëherë për çfarë po luan presidenca?
Më shumë sesa për të krisur pushtetin e betonuar të Ramës Meta mund të dojë të rigjallërojë faktorët opozitarë të rënë në letargji si pasojë e politikave të Bashës. Me sikuri që Ilir metës nuk i ka pëlqyer as kapitullimi në tryezë përballë Damina Gjiknurit dhe as ofrimi i paqes para dy ngjarjeve të rëndësishme për Ramën: Konferencës së Donatorëve dhe ridiskutimit të hapjes së negociatave nga vendet e BE. Këtë luks një qeverie mund ti’a krijonte, vetëm një opozitë luajale e një vendi super normal.
Nisur nga këto pirueta të dyshimta që ka shfaqur Basha në betejën e tij me Ramën, ndoshta Ilir Meta nuk ka më besim ti lërë atij monopolin e opozitarizmit ndaj rregjimit.
Ndaj ai po fton vetë qytetarët në rrugë. Së pari për ta kërcënuar një PD të nënshtruar se njerëzit mund të mos e ndjekin, po vazhdoi të sillet si qenjgji që do të pijë tek dy nëna dhe së dyti për të dëshmuar se kundërshtarët e këtij regjimi janë shumë më shum sesa njerzit që i binden Lulzim Bashës.
Prandaj lëvizja e 2 marsit, e shpallur si një përballje me kryeministrin dhe pushtetin e tij, mund të shihet edhe si një alarm për të zgjuar kreun e PD-së.
©Lapsi.al