Flash

Koronavirusi/ Numri i të shëruarve në Kinë për herë të parë tejkalon atë të të infektuarve

Lapsi.al 19 February 2020
Koronavirusi/ Numri i të shëruarve në Kinë për

Numri i njerëzve të shëruar nga koronavirusi të martën dhe të larguar nga spitalet në Kinë ishte 1,824, duke tejkaluar për të parën herë numrin e rasteve të reja të konfirmuara të infektimit prej 1,749. Në përditësimet ditore, Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) tha që kishte 56 infeksione të sigurta, në Hubei (epiqendra e epidemisë), në rënie për të 15-të ditë radhazi.

Hong Kongu regjistron vdekjen e dytë nga epidemia e koronavirusit, tha një zëdhënëse e Spitalit “Princesha Margaret” duke shtuar se pacienti, një burrë 70 vjeç, ka pasur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit derisa vdiq këtë mëngjes. Burri vuante nga diabeti dhe problemet me veshkat. Ai kishte pasur një udhëtim njëditor në Kinë në 22 janar përmes vendkalimit ndërkufitar Lok Ma Chau. Më 2 shkurt ishte sëmurur dhe u dërgua në Spitalin Princesha Margaret 10 ditë pas një rënie. Ai ishte në gjendje kritike kur infeksioni nga koronavirusi u konfirmua në 14 shkurt.

Koreja e Jugut raporton 15 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vendin aziatik në 46. 11 nga infektimet e reja vijnë nga qyteti jugor i Daegu dhe të gjithë kanë pasur kontakte me një të sëmurë 61-vjeçare.

Gruaja kishte pasur ethe më 10 shkurt, por kishte refuzuar t’i nënshtrohej analizave për koronavirusin dhe ishte vendosur në karantinë vetëm një javë më vonë.

Të këshilluara

Kush do ta zëvendësojë Angela Merkelin?

Vendimi i befasishëm i pasardhëses së Angela Merkelit, për t’u larguar si drejtuese e partisë më të madhe të Gjermanisë, e ka çoroditur politikën e vendit – dhe...

22:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI