Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

Lapsi.al 19 February 2020
Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një taborr mbështetësish të Edi Ramës po i bien më fort se kurrë daulleve të propagandës. Ashtu sikurse ndodh në regjimet më totalitare në histori, ku thuhet se luftën e fitoi Stalini, pallatet i ndërtoi Çaushesku, digat e hidrocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton të shitet si një meritë personale e njeriut të vetëm që simbolizon mbarë kombin.

Natyrisht, në raste të tilla edhe politikanë të tjerë, që i lënë një vend shumë më të vogël në aktivitetin e vet propagandës, rreken t'i përdorin në favor të tyre ngjarje si kjo.

Por në Shqipëri, ajo që ndodhi në Bruksel, po shndërrohet në karikaturë duke mbytur çdo lloj debati tjetër.

Sot, ne nuk dimë ende se sa nga ato para të premtuara janë donacione dhe sa kredi, madje edhe antarët e kabinetit qeveritar japin shifra të ndryshme. Sot, ne nuk dimë se sa aftësi ka Shqipëria për t'i thithur ato para, në mënyrë që borxhi të mos shkojë kacafiu. Sot ne nuk dimë se sa e zonja është administrata jonë për t'i përvetësuar ato grante. Sot quhet herezi të përmendësh se eksperienca botërore tregon se vetëm gjysma e parave të premtuara mbërrijnë në destinacion.

Debatit racional dhe të ftohtë i janë mbivendosur klithmat me hosana për liderin global.

Në vend që të diskutohet se çfarë u arrit realisht në Bruksel, këtu çirren se si ishte përbetuar Rama se do t'i nxirrte paratë nga fundi i dheut; në vend që të kthjellohen shifrat, këtu i qahet halli liderit që ishte zgjuar i vetmuar natën e 26 nëntorit; në vend që të flitet se sa para është e mundur të mbërijnë në destinacion, këtu evokohet kalvari i Ramës, që duhet t'u gjente budallenjve dhe gratë e humbura pas tërmetit; në vend që të parashikohet se kur futen njerëzit në shtëpitë e reja, këtu glorifikohet roli i aktorit- lypsar për t'u marrë para arabëve.

E gjithë kjo përpjekje, që demonstron në mënyrë të neveritshme fytyrën autokratike të regjimit të Rilindjes, i është mbivendosur si një tavan i xhamtë pyetjeve të zakonshme që do të ishin shtruar në një vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratë? Deri në ç’masë duhet pranuar kostoja e kredive të buta? Pas këtyre eurove që janë thithur, ç’duhet bërë me borxhin e fshehtë të koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet të ridalë sërish qeveria në treg të hapur për eurobondin dhe deri në ç’masë duhet të kërkojë kredi të reja?

Në pikun e masturbimit verbal të dishepujve të Ramës, të ngresh pyetje të zakonshme quhet gati armiqësore. Duke glorifikuar autokratin në pushtet, ata po pengojnë një bilanc real të asaj që ndodhi vërtet në Bruksel.

Në këtë rast ata po sillen njësoj si dy vite më parë, kur spërkateshin me shampanjë për hapjen e negociatave që nuk ndodhi kurrë. Ata janë i njëjti taborr që na kanë vizatuar Shqipërinë e pastruar nga hashashi i çrrënjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po të zakonshmit, që e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes në votimet e 30 qershorit.

Pikërisht fakti se ata janë hedhur sërish, si me buton, në skenë është një indicie që duhet të dyshojmë për atë që ngjau realisht në fillim të javës.

Le t'i lëmë një moment t'u bien daulleve, le të durojmë edhe ca ditë hosanatë për padronin e tyre dhe vetëm pastaj, kur daullexhinjtë të lodhen, kur ahengu të pushojë, le të ulemi të qetë dhe të analizojmë fitoren 1.15 miliardshe të Edi Ramës. Për të kuptuar të vertetën reale të asaj që morëm dhe nuk morëm nga konferenca e kreditorëve, duke e zhveshur atë nga refleksi atavik për të glorifikuar tiranët.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pyetja për të cilën Meta nuk ka përgjigje

Sapo është mbushur fiks një vit që nga koha kur opozita zgjodhi rrugën radikale për të cilën me sa duket tashmë është penduar, Ilir Meta ka dalë në një konferen...

15:38

Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanep...

14:33

A ikën Basha po humbi prapë?

Lapsi.al al botoi dje një shkrim, pas një interviste të Lulzim Bashës me gazetaren Moza Koçiu, ku e vinte theksin mbi refuzimin e kreut të PD-së, për ti’iu përg...

14:11

Albin Kurti duhet të dorëzohet  

Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çës...

09:55

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI