Flash

Veliaj bën me pagesë edhe rrugët në periferi të Tiranës

Lapsi.al 18 February 2020
Veliaj bën me pagesë edhe rrugët në periferi të

Parkimi me pagesë ka nisur të aplikohet dhe në zonat periferike të Tiranës. Rruga “Migjeni” në Yzberisht, e sapo inaguruar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i është shtuar hartës së rrugëve me pagesë.

Për të parkuar këtu mjetin, një drejtuesi i duhet të paguajë 20 lekë për orë. Qytetarët e kundërshtojnë këtë vendim të Bashkisë duke e cilësuar si zhvatje.

“Parkimi është shumë problem në këtë zonë, sepse edhe pallatet nuk kanë.”

“Nuk është e drejtë, akoma nuk është bërë urbanizimi. Erjon Veliaj është Erjon Veliaj, nuk kemi çfarë i bëjmë, ka edhe gurin edhe arrën në dorë.”

“Është e padrejtë, është vend i banuar.”

“200 lekë ora është e tepërt.”

“Erjon Veliaj do lekë kudo, çfarë të bëjmë?”

Ndërkohë që në njërin krah të rrugës është vendosur parkimi me pagesë, qytetarët detyrohen të parkojnë në krahun tjetër, kundër çdo rregulli të qarkullimit rrugor.

Të pamësuar me parkimin me pagesë, qytetarët po përballen edhe me gjobat e policisë bashkiake.

Bashkia e Tiranës është ndarë në tre zona parkimi publik me pagesë ku tarifat variojnë nga 100 lekë në qendër, 40 lekë në zonën e jashtme të Unazës së Vogël dhe 20 lekë në periferi. / Ora news

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI