Flash

Rexhep Qosja: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do i kishte dhënë fund konfliktit

Lapsi.al 18 February 2020
Rexhep Qosja: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do i kishte

Sipas Rexhep Qoses, edhe pse e vështirë, shkëmbimi i territoreve mund të sillte zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se duhet menduar dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Çështja shqiptarë-serbë nuk zgjidhet lehtë. Serbia nuk lirohet lehtë prej mitologjisë së saj, prej historisë së saj mitologjikë të mesjetës. Shkëmbimi i territoreve do të bënte të mundshme që çështja shqiptarë-serbë, Serbi-Kosovë të zgjidhet përgjithmonë. Shqiptarë janë edhe ata në Luginën e Preshevës, kemi të drejtë të mendojmë dhe për ta për jetën e tyre dhe Serbia po merr territore të banuara me serbë. Ne ja falëm Malit të Zi territorin”, deklaroi Qosja në një intervistë për A2.

Akademiku deklaroi se me shkëmbim territori nuk nënkupton që pjesa që mund të merrte Serbia të prekte pjesë vitale të ekonomisë së Kosovës, duke përfshirë këtu Trepçën dhe Mitrovicën. Këto çështje sipas Qoses do të mund të diskutoheshin më pas nga një ekip ekspertësh.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është shpikje shqiptare, nuk është shpikje e serbëve. Është i madh numri i partive serbe dhe i serbëve që janë kundër vendosmërisht shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës dhe pjesës veriore të Kosovës. Për shkëmbimin më pas do të merreshin ekspertët. Nuk do të shkonte deri në Trepçë e Mitrovicë. Po mendoj për një vijë kufitare dhe jo për pjesë vitale për ekonominë e Kosovës”, u shpreh për gazetaren Alba Alishani, akademiku shqiptar.

https://youtu.be/GJzO2fT9ZRI

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI