Flash

Reagojnë kompanitë celulare/ Ulin çmimet e paketave mujore me 200 lekë, tarifat kthehen sa ishin në fillim të shkurtit

Lapsi.al 18 February 2020
Reagojnë kompanitë celulare/ Ulin çmimet e paketave mujore me

Të tre kompanitë celulare kanë ulur me 200 lekë paketat standarde duke iu rikthyer çmimeve, që kishin para vendimit të Autoritetit të Konkurrencës. të tre operatorët, Kompania Vodafone Albania,  Telekom Albania dhe Albtelecom konfirmuan për Monitor se kanë reaguar menjëherë duke rikthyer çmimet e paketave.

Në këtë mënyrë të tre kompanitë celulare kanë zbatuar vendimin nr.680, datë 14.02.2020 të Komisionit të Konkurrencës “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”. Ky vendim u mor të premten, bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes së ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, pasi Konkurrenca vlerësoi rastin si urgjent, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, pasi ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4, që parashikon marrëveshjet e ndaluara, kartel.

Lidhur me këtë, Autoriteti vendosi që kompanitë të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore. Konkurrenca paralajmëroi se në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003 dhe me gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore.

Këto masa kanë sjellë reagimin e menjëhershëm Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom  që të veprojnë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme, në zbatim të nenit 76, pika 1, germa b) të ligjit nr. 9121/2003 duke shmangur në këtë mënyrë gjobat ditore.

Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës me një tjetër vendim, nr.679, datë 14.02.2020 ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që do të përfshijë periudhën nga 1 nëntori 2019 deri më 31 mars 2020.

Nga monitorimi i Monitor çmimet u rritën me 200 lekë sipas datave më 30 janar për Albtelekom, 5 shkurt për Telekom dhe 11 shkurt për Vodafone por që janë rikthyer sot 17 shkurt në vlerat që kishin para rritjes, pra janë ulur me 200 lekë.

Të këshilluara

A e dini pse përgjigjemi “Alo” në telefon

Të gjithë e kemi pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon. Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thoma...

21:53

Thaçi e Kurti shtrëngojnë duart në kishë

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti kanë shtrënguar duart sonte në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në pritjen e organizuar nga presid...

20:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI