Flash

Prej katër muajsh në arrati, çështja e Agim Kajmakut kalon për gjykim

Lapsi.al 18 February 2020
Prej katër muajsh në arrati, çështja e Agim Kajmakut kalon

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të kalojë për gjykim çështjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Prej katër muajsh Kajmaku është në kërkim por duket se gjyqi do të fillojë edhe pse pa praninë e tij. Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk është dukur më.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm por ishte e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte shpallur në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin ai e fshehu këtë rast dhe më pas ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë detyrën.

Ai u shpall në kërkim pasi kur KQZ e shkarkoi, ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua pak ditë më parë.

Në të gjitha seancat në Gjykatë Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati ndërkohë që është në arrati.  Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. "Falsifikim i dokumentave” dhe "Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI